Maqedoni

Ilioski: Zaev do të jetë në qeveri që të ridefinojë shtetin

23.02.2017 19:03

Qëllimi i të gjitha gënjeshtrave dhe krimeve zgjedhore të Zoran Zaevit është që të ngjitet në pushtet dhe të ridefinojë Maqedoninë...

Qëllimi i të gjitha gënjeshtrave dhe krimeve zgjedhore të Zoran Zaevit është që të ngjitet në pushtet dhe të ridefinojë Maqedoninë.
 
“Qëllimi i të gjithë gënjeshtrave, manipulimeve dhe krimeve zgjedhore të Zoran Zaevit është që të futet në qeveri dhe të ridefinojë Maqedoninë. LSDM është sinonim i krimit, ndërsa krimineli i abonuar, Zoran Zaev, dhe shoqëria e tij kriminele në majën e partisë kanë shndërruar LSDM-në në promotor dhe mbrojtës të krimit dhe gjithçka që është joligjore. Tani po shihet se përse LSDM ka praktikuar skemat kriminale edhe në ciklet zgjedhore, përse në Kumanovë dhe në Strumicë LSDM në mënyrë kriminale ka blerë vota dhe i ka falsifikuar zgjedhjet. Situata të tilla policia ka regjistruar edhe në Maqedoninë lindore. Tani shihet se nuk ekzistojnë votues fiktiv në Maqedoni dhe përse krimineli i abonuar, Zoran Zaev, ka plasuar këtë manipulim”,- deklaroi Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE.