Turqi, shqipja - lëndë zgjedhore që nga klasa e 5-të
Derisa në Maqedoni, politika ende diskuton se sa të drejta duhet të ketë gjuha shqipe...

Derisa në Maqedoni, politika ende diskuton se sa të drejta duhet të ketë gjuha shqipe, Ministria turke e Arsimit Kombëtar ka vendosur në programin arsimor për vitin e ardhshëm gjuhën shqipe si lëndë me zgjedhje, duke nisur që nga klasat e 5-ta.
Të njëjtin status do ta ketë edhe gjuha boshnjake. Programi mësimor i gjuhës shqipe dhe boshnjake, pasi u përgatit dhe u vlerësua edhe me kontributet e Drejtorisë së përgjithshme të arsimit bazë të Ministrisë së Arsimit, u paraqit në Kryesinë e bordit të arsimit dhe edukimit.
Pas procesit të vlerësimit të programit kanë nisur punimet për përgatitjen e teksteve mësimore. Nxënësit që nga viti i ardhshëm mësimor do të mund të mësojnë gjuhët shqipe dhe boshnjake si lëndë zgjedhore.
