Maqedoni
Gjobat ndaj prokuroreve speciale, Janeva dhe Fetahi ankimojnë vendimin e gjykatës
23.02.2017 19:22
Prokuroria Speciale do ta ankimojë vendimin e gjykatëses në rastin “Shuplaka”

Prokuroria Speciale do ta ankimojë vendimin e gjykatëses në rastin “Shuplaka”, që vendosi dje të dënojë me nga 2 mijë euro gjobë prokuroret speciale, Katica Janevën dhe Fatime Fetain.
Specialja njoftoi se tashmë e kanë dërguar parashtresën deri tek Këshilli për vërtetimin e fakteve me të cilën do kërkohet shkarkim i Tatjana Mihajllovës, ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës Penale.
Edhe pse dje në seancë gjykatësja paralajmëroi se aktakuzën për Nikolla Gruevskin do ta dërgojë pranë Këshillit të prokurorëve publikë, deri sot tek ata nuk ka arritur e njëjta.
