Maqedoni

Dankan në Shkup, filloi takimet me liderët politik

23.02.2017 19:39

Ministri shtetëror britanik për Europën dhe Amerikën, Alan Dankan, arriti në Shkup...

Takimet i ka filluar me liderët e partive politike. Ministri Dankan vizitën në Shkup e filloi me takime me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskin, si dhe me funksionarët e LSDM-së, më pas është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Popovskin.

Priten takime edhe me presidentin Ivanov dhe liderët e tjerë të partive parlamentare.

Paraprakisht, është paralajmëruar se në takimet do të bisedohet për situatën aktuale politike, nevojën për reforma urgjente të cilat do të mundësojnë përparim drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, si dhe për planet e liderëve për ndërtimin e shtetit prosperues dhe inkluziv.

Po ashtu, ministri shtetëror britanik, Dankan, në një adresim të tij me shkrim theksoi se do t’i vizitojë Maqedoninë dhe Malin e Zi, të cilat, sipas tij, janë dy vende nga Ballkani Perëndimor që janë me rëndësi kyçe për Britaninë.