Botë
Zbulohen varreza masive në veriperëndim të Sirisë
23.02.2017 21:52
Trupat e 130 luftëtarëve të ekzekutuar nga rivalët xhihadistë u gjetën në varrezë masive në veriperëndim të Sirisë...

Kjo gjetje u bë një javë pas përleshjeve në provincën Idlib në mes të xhihadistëve Jund al-Aqsa dhe Al-Qaedas. Së paku 131 trupa janë gjetur në varreza masive afër qytetit Khan Sheikun, tha mbikëqyrësi sirian për të drejtat e njeriut.
Javën e kaluar, trupat e 41 luftëtarëve rebelë u gjetën afër vendit të njëjtë. Rami Abdel Rahman nga Mbikëqyrja për të Drejtat e Njeriut tha se Jund al-Aqsa ka ndalur luftëtarët dhe i ka ekzekutuar.
