Botë

BE nis hetimin, hije korrupsioni mbi Martin Schulz

24.02.2017 11:02

Zyra europiane për luftimin e korrupsionit do të certifikojë disa çështje të dyshimta korrupsioni që shohin të përfshirë...

Zyra europiane për luftimin e korrupsionit do të certifikojë disa çështje të dyshimta korrupsioni që shohin të përfshirë ish-presidentin e Parlamentit europian, Martin Schulz.
 
Një zëdhënëse e kësaj zyre ka konfirmuar se do të sqarohen disa informacione të publikuara nga mediat gjermane dhe që kanë hedhur hije dyshime mbi kandidatin e SPD-së për kancelarin gjerman.
 
Mendohet se pika e fortë e Shulzit në betejën elektorale do të ishte pikërisht tema e drejtësisë. Por, tani  61-vjeçari duhet të japë shpjegime se sa e drejtë është që të paktën një bashkëpunëtor i tij ka marrë çdo muaj pagesa të patatueshme mbi rrogën në shumën 2200 euro, ndërsa të tjerët merrnin mesatarisht 500 euro. 
 
Një rast tjetër ka të bëjë me të besuarin e Schulzit, Markus Engels. Gjermanin e patën dërguar në vitin 2012 me "shërbim të vazhdueshëm" në Berlin, megjithëse ai ishte vendosur që përpara kësaj në kryeqytetin gjerman.
 
Një formulim i tillë i kontratës për Engelsin nënkuptonte përfitimin e një shtese të pagës prej 16 për qind si dhe disa dieta ditore.
 
Zyra e BE-së për luftën ndaj korrupsionit tani do ta analizojë këtë situatë për të konstatuar "nëse ekziston një dyshim i mjaftueshëm për mashtrim, korrupsion ose ndonjë aktivitet ilegal", i cili prek interesat financiare të bllokut. Vetëm pas kësaj do të vendoset a do të hapet një proces hetimor zyrtar.
 
Administrata aktuale e parlamentit, sipas të dhënave të saj, nuk sheh shkelje juridike të ish-presidentit të saj.
 
Por, Zyra e pavarur e BE-së nuk është e lidhur me këtë gjykim. Vetë Schulz nuk ka dhënë asnjë deklaratë për këtë çështje.
 
GAZMEND REXHEPI