Botë

Libi, 13 emigrantë vdesin nga asfiksimi në një kontejner

24.02.2017 12:48

Trembëdhjetë emigrantë afrikanë kanë vdekur nga asfiksimi në një kontejner në anije...

Sipas Kryqit të Kuq në Libi, emigrantët kishin tentuar të kalonin përmes detit Mesdhe në Europë. Kreu i Kryqit të Kuq në Libi tha për “Associated Press” se të vdekurit ishin në mesin e 69 emigrantëve, shumica nga Mali.

Kontejneri i mbyllur është transportuar nga qyteti qendror, Bani Walid, në Khoms, në Libinë perëndimore. Por, trafikantët shkarkuan ngarkesën e njerëzve pranë një force anti-trafikimi në Khoms.

Kreu i Kryqit të Kuq tha se vdekjet kanë ndodhur të hënën. Ai u shpreh se shumë nga të mbijetuarit kishin thyer gjymtyrët.

Një vajzë 5-vjeçare ishte në mesin e të mbijetuarve, ndërsa dy nga viktimat janë të moshës 13 dhe 14 vjeç.