Botë

Trump kërkon avancim të armëve bërthamore

24.02.2017 13:16

Ashtu sikurse kishte deklaruar edhe gjatë fushatës së tij elektorale, presidenti amerikan, Donald Trump...

Ashtu sikurse kishte deklaruar edhe gjatë fushatës së tij elektorale, presidenti amerikan, Donald Trump, i ka qëndruar besnik komenteve se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë një supremaci kur flitet për armët bërthamore.
 
Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë shumë prapa potencialit real të tyre në këtë fushë dhe se do të nisë puna për të përmirësuar kapacitetet mbrojtëse. Nëpërmjet kësaj deklarate, Tramp ka hedhur poshtë edhe një herë përpjekjet e paraardhësit të tij në zyrë, Barak Obama, për të reduktuar prezencën e armëve bërthamore.
 
Gjithashtu, kësaj përpjekjeje i janë bashkuar edhe liderë të tjerë botërorë. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara kanë rreth 6.800 mbushje bërthamore për raketat, krahasuar me 7.000 që ka Rusia.
 
Deklaratat e Donald Trump vijnë në një kohë kur aktivistë në mbarë botën kanë kërkuar reduktimin e armëve bërthamore, pasi, sipas tyre, njerëzimi nuk duhet të përjetojë ngjarje të ngjashme me ato të Luftës së Dytë Botërore, e cila përfundoi me bombardimet bërthamore në Nagasaki dhe Hiroshima të Japonisë.