Botë
Rrëmbehet deputeti në Ukrainë
24.02.2017 13:51
Një deputet në Ukrainë është rrëmbyer nga persona ende të panjohur...

Bëhet fjalë për Aleksej Gonçarenko, i cili është njëherësh edhe zëvendëspresident i bllokut të presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko.
Përfaqësuesi i bllokut të Petro Poroshenkos, Igor Gryniv, nëpërmjet një njoftimi në parlament ka konfirmuar se Gonçarenko është rrëmbyer në qytetin Odesa, nga ana e personave të panjohur.
Gryniv ka theksuar se forcat e sigurisë në mënyrë urgjente duhet të formojnë ekipe speciale për gjetjen e Gonçarenkos. Edhe kryetari i Parlamentit ka bërë apel për gjetjen e Gonçarenkos.
Autoritetet bëjnë të ditur se Gonçarenko pas seancës plenare ka shkuar në Odesa dhe më pas nuk është marrë asnjë lajm nga ai.
