Maqedoni

Gazetarët në MPM vazhdojnë grevën, kërkojnë pagesën e rrogave dhe honorareve

24.02.2017 15:17

Gazetarë të gazetave “Dnevnik”, “Utrinski vesnik” dhe “Vest”, edhe sot me parulla dhe fishkëllima...

Gazetarë të gazetave “Dnevnik”, “Utrinski vesnik” dhe “Vest”, edhe sot me parulla dhe fishkëllima kërkuan të tërheqin vëmendjen e menaxhmentit të “Medi Print” - Maqedoni, të cilët edhe pas një jave grevë nuk gjejnë kohë as të takohen me të punësuarit, e as t’u paguajnë rrogat dhe honoraret e mbetura.
 
Nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë kërkuan që menaxhmenti i MPM-së të përmbushë kërkesat e grevistëve dhe të paguajë rrogat e tyre.
 
“Tashmë 7 ditë jemi në grevë dhe nuk kemi asnjë informatë nga menaxhmenti. Është turp që nga gazetarët hulumtues morëm vesh se kush është pronar dhe drejtues i kompanisë. Ka ndryshime në pronësi dhe në drejtim, dhe askush nuk merr mundimin të na tregojë se çfarë po ndodh. Ne mbetemi në kërkesat e njëjta, të na paguhen rrogat dhe honoraret dhe të na tregohet se çfarë planifikohet me redaksitë e “Media print” - Maqedoni”,- tha gazetarja, Tamara Çaushidis.
 
Në “Media Print” - Maqedoni kishte kohë më parë ndryshime të pronarëve. Jordan Kamçev dhe Jana Stanislavjeva u tërhoqën nga MPM dhe i vetmi drejtues i kompanisë tani është Srgjan Kerim.
 
BESIM ABDULLAI