Maqedoni

“Shijoje Maqedoninë”, promovohet ushqimi tradicional dhe turizmi aktiv

24.02.2017 16:16

“Shijoje Maqedoninë” është motoja e Panairit për ushqim tradicional dhe turizëm aktiv që sot dhe nesër mbahet në Shkup...

30 ushqime të rralla të zonave rurale dhe 30 turra aktive në vende atraktive u ofruan për vizitorët me qëllim të prezantimit të ushqimit, kulturës, natyrës dhe aventurës.
 
Në panair u promovuan edhe kompanitë e vogla që udhëhiqen nga femrat dhe të rinjtë, një mundësi e mirë kjo që u hap rrugën të plasojnë prodhimet e tyre në tregun e madh.
 
“Panairi i sotëm është aktiviteti i fundit i projektit të USAID-it për zgjerimin e bizneseve të vogla. Bizneset të cilat i përkrahim dhe të cilat prezantohen sot, ofrojnë më të mirën nga vendet rurale të Maqedonisë, si ushqimin tradicional, natyrën e paprekur dhe aventurat të cilat i ofron ajo”,- deklaroi drejtori i USAID-it në Maqedoni, Xhejms Stain.
 
“Qeveria zvicerane dhe Ambasada e Zvicrës e përkrahin zhvillimin e bizneseve të vogla në Maqedoni, të cilat punojnë në zonat rurale që nga viti 2012, me atë që i ndihmojmë t’i zgjerojnë prodhimet e tyre dhe të kenë qasje deri te konsumatorët më të mëdhenj nëpërmjet panaireve të këtilla”,- u shpreh ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Sibil Suter Tehada.
 
Panairi është pjesë e  projektit të USAID-it për zhvillimin e bizneseve të vogla, i financuar nga Ambasada zvicerane në bashkëpunim me “Ramstor Mall” dhe grupe tjera aksionare. 
 
LEUNORA KALIQI