Maqedoni

Arsimi post i mesëm, mundësi për zhvillim profesional

24.02.2017 17:02

Projekti IPA “Mbështetje për modernizimin e sistemit të arsimit post të mesëm” ofron mundësi për të rinjtë dhe për të rriturit...

Projekti IPA “Mbështetje për modernizimin e sistemit të arsimit post të mesëm” ofron mundësi për të rinjtë dhe për të rriturit që të avancojnë shkathtësitë profesionale dhe teknike në aspektin e punësimeve të tyre.
 
Projekti ka filluar të realizohet në muajin gush të vitit të kaluar dhe për një periudhë të paraparë gjashtëmujore, në bashkëpunim me Institutin arsimor për hulumtim nga Republika e Polonisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës me sukses realizoi rezultatet përfundimtare.
 
“Arsimi post i mesëm ofron mundësi për të rinjtë që të avancojnë shkathtësitë profesionale dhe teknike, përkatësisht të fitojnë kualifikimet e kërkuara në tregun e punës. Njëkohësisht mundësitë e këtilla janë të hapura edhe për persona të rritur ne aspektin e punësimeve të tyre si dhe për zhvillimin e shkathtësive të reja në kualifikimet përkatëse në ndryshimet e vazhdueshme të tregut të punës”,- theksoi ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu.
 
“Ky projekt  dëshmoi se eksperiencat e tranzicionit  në disa shtete,  në veçanti  në Maqedoni, në shumë aspekte janë të ngjashme. Mund të mësojmë nga njeri-tjetri dhe të këmbejmë eksperienca me qëllim që të reformojmë dhe të modelizojmë sistemet tona arsimore”,- u shpreh ambasadori i Polonisë në Maqedoni, Jacek Multanovski.
 
Ministri i Arsimit, Lutfiu, theksoi se në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian, në kuadër të përgatitjes së dokumentit strategjik për IPA2, punohet drejt sigurimit të ndihmës paraqasëse për modernizimin e mëtutjeshëm të sistemit post të mesëm.
 
REJHANE BUSHI-METAJ