Maqedoni
ARM prezanton uniformat e reja, Jolevski: investojmë në të gjithë sektorët
24.02.2017 17:37
Armata prezantoi uniformat e reja për oficerët dhe nënoficerët...

Janë uniforma të klasës A dhe B që përbëhen nga 20 pjesë, për të cilat është punuar tre vjet rresht. Ato janë punuar nga Kompania “Teteks”–Tetovë.
Ministri Jolevski përkujtoi se në vazhdimësi mendojnë për pjesëtarët e ARM-së, jo vetëm në pjesën e uniformave. Buxheti është rritur për 8.4 për qind, ndërsa 20 për qind është ndarë për modernizim dhe pajisje.
Ministri Jolevski paralajmëroi uniforma të reja për terren, ku një pjesë e tyre do të jenë të gatshme këtë vit, ndërsa pjesa tjetër në janar apo në shkurt të vitit të ardhshëm.
“Projekti i modernizimit ka filluar me dy helikopterët e parë që do të montohen, presim të vijnë në vend gjatë javës së ardhshme. Në vazhdim të këtij viti do të pranojmë dhe pajisje të reja. Gjithashtu investojmë edhe në trajnimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë”,- theksoi ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.
GAZMEND REXHEPI
