Maqedoni
Sulejmani: EVN nuk i ulë çmimet, vazhdojmë protestën
24.02.2017 17:51
Protestat kundër EVN-së u mbajtën edhe në Tetovë, ku kishte më pak qytetarë se herët e tjera...

Protestat kundër EVN-së u mbajtën edhe në Tetovë, ku kishte më pak qytetarë se herët e tjera, për shkak se protesta ishte e karakterit informativ.
Këshilli protestues njoftoi qytetarët rreth bisedimeve të djeshme me EVN-në, duke sqaruar se nuk janë ndarë të kënaqur me përgjigjet e marra.
“Na u kthye përgjigja me shkrim, sipas të cilës ata nuk pranojnë asnjë kërkesë tonën që ka të bëjë me çmimin e energjisë dhe taksat për kyçje në rrjetin energjetik, me arsyetimin se është çështje e marrëveshjes së tyre me qeverinë dhe se gjithçka është e bazuar në rregullat ligjore të Maqedonisë. Sipas tyre, kemi çmimet më të lira për kilovat orë në rajon, kurse ne paguajmë faturat më të shtrenjta në Europë, prandaj iu themi se ne do vazhdojmë protestën derisa të merren parasysh kërkesat tona”,- deklaroi Abdirahim Sulejmani nga Këshilli protestues.
