Botë
Basha: doni luftë, ne jua japim, por do dilni të humbur
24.02.2017 18:11
Është përshkallëzuar protesta e opozitës përballë kryeministrisë në ditën e shtatë të saj...

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se nëse qeveria do luftë, luftë do të ketë, por nga lufta me popullin çdokush del i humbur.
“Ta dijë mirë çdokush që godet qytetarët, që godet protestën, se do të vijë ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh. Doni luftë?! Luftë do të ketë, por qytetarët do të fitojnë! Shpojuani gomat e makinës! Thyejini dritaret! Nxirrini zvarrë nga zyrat ata që shkelin të drejtat tuaja! Ngrihuni, protestoni, reagoni! Askush të mos kujtojë se kjo është lojë! T’i bëjë llogaritë mirë, përndryshe vala e ardhshme popullore do t’i fshijë nga zyrat! Durimit të popullit i ka ardhur fundi! Durimit tonë i ka ardhur fundi, ndaj boll me provokime, boll me akte të paligjshme në kurriz të qytetarëve, në kurriz të biznesit...! Kur zemërata popullore do të ngrihet, nuk do të gjeni vrimë miu ku të futeni. Ju bëj thirrje të gjithëve të marrim përgjegjësitë tona, të reagojmë orë e minutë, mos e ktheni faqen tjetër, por qëllojini me grusht”,- deklaroi kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Kjo është luftë! Ne nuk do të qëndrojmë këtu si dele, duke pritur thertoren e krimit dhe korrupsionit! Ne jemi në këmbë! Ne jemi ngritur! Ne do të luftojmë deri në fitore! Nuk jemi këtu për të denoncuar dhe ankuar, boll e kemi bërë për 3 vjet e gjysmë! Jemi këtu për të thënë se nuk ndalemi derisa të fitojmë të drejtën tonë për të votuar si europianë përmes largimit të kësaj qeveri dhe hapjes së rrugës të një qeverie të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Tërheqje nuk ka!”,- tha më tej Basha.
