Maqedoni

Ekspertët, mësohuni të hani shëndetshëm

16.05.2014 18:03

Për organizëm të shëndoshë, është mëse e nevojshme të ushqehemi shëndetshëm, theksojnë ekspertët ushqimorë...

Për organizëm të shëndoshë, është mëse e nevojshme të ushqehemi shëndetshëm, theksojnë ekspertët ushqimorë, të cilët rekomandojnë që në tryezën tone të zënë vend, pemët dhe perimet.Po ashtu,  ata rekomandojnë kujdes të veçant ndaj produkteve tjera , sa më pak ushqime të shpejta dhe të mos harrohet uji, i cili nuk duhet zëvendësuar me lëngje.
 
“Ushqimi i shëndetshëm duhet të jetë përditshmëria jonë. Definitivisht duhet kuptuar se ushqimi i shëndetshëm siç janë pemët dhe perimet e freskëta janë ushqimi ynë kryesorë, pasiqë hapsirat ku jetojmë na mundësojnë kushte që të ushqehemi shëndetshëm. Që ku gruaja është shtatzënë duhet të kujdeset për ushqimin pasiqë gjith atë që e konsumon nëna pas lindjes foshnja e kërkon” thotë Maja llazarevska –Eksperte e ushqimit.                    
 
Këtë e theksojnë ekspertët ushqimorë në ditën ndërkombëtare të të revolucionit në ushqim, e cila krahas 70 vendeve dhe 660 qyteteve në mbarë botën u shënua edhe në kryeqendrën e Maqedonisë në Shkup. Ministri I Punës dhe politikës sociale Dime Spasov ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar nga fondacioni i kuzhinjerit të njohur Xhejmi Oliver, që u organizua në një shkollë në komunën e Aerodromit. 
 
“Qëllimi i manifestimit është të theksohet rëndësia e ushqimit të shëndetshëm, për rritje dhe zhvillim të drejtë të fëmijëve që nga mosha më e vogël”, tha Dime Spasov, Ministër i Punës dhe Politikës Sociale.
 
Ministri Spasov paralajmëroi përfshirje aktive të kësaj ministrie në bashkëpunim me çerdhet dhe fondacionin e kuzhinierit Xhimi Oliver për ushqim të shëndetshëm të nxënësve nëpër shkolla. Ndërsa fëmijët që provuan ushqimin e përgaditur sipas kuzhinës së Xhejmi Oliver u shprehën të kënaqur.
 
GYLTENE SINANI