ShGM: Karaxhovski t’u kërkojë falje gazetarëve
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ofendimin e gazetarëve nga ana e kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovskit...

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ofendimin e gazetarëve nga ana e kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovskit, i cili në deklaratën e 22 shkurtit raportimin e mediave për sistemimin e gjykatësve nga Gjykata Penale në Gjykatën për Kundërvajtje, i vlerësoi si vulgaritete teatrale, ndërsa gazetarët i etiketoi si “gazetarë të vetëshpallur”.
“Deklaratat e përsëritura të Karaxhovskit janë të papërgjegjshme dhe joprofesionale, dhe paraqesin përpjekje të pasuksesshme për rrënimin e kredibilitetit dhe integritetit të gazetarëve. Nëse ka pasur raportim joprofesional nga gazetarë të caktuar, Karaxhovski mund të kërkonte mbrojtje nga Këshilli i nderit në ShGM, ose nga Këshilli i Etikës në Media, në instancë të fundit edhe nga organet gjyqësore, por në asnjë rast nuk ka të drejtë t’i diskualifikojë të gjithë gazetarët, me qëllim dëmtimin e besimit të publikut ndaj mediave. Për gjendjen e vështirë në sistemin gjyqësor fajin nuk e kanë gazetarët, por duhet kërkuar përgjegjësi personale për mangësitë në punën e gjykatave”,- thonë nga ShGM.
Shoqata e Gazetarëve kërkon që kryetari i Këshillit Gjyqësor të kërkojë falje publike për ofendimet ndaj gazetarëve.
Në të njëjtën kohë kërkohet nga gjykatësja, Mihajllova, që t’i lejojë ekipet gazetareske të xhirojnë gjykimin e Gruevskit.
"E drejta e prezumimit të pafajësisë për ish-kryeministrin nuk mund të ketë përparësi përpara të drejtës së opinionit publik për të qenë i informuar”,- thonë nga ShGM.
