Maqedoni
Asnjë përgjigje për grevistët, tashmë një javë nuk qarkullon asnjë tren
24.02.2017 19:18
Ka hyrë në ditën e shtatë greva e të punësuarve në hekurudha, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e trenave të mallrave dhe qytetarëve...

Edhe pse para tre ditës drejtuesit e Ndërmarrjes “Hekurudhat e Maqedonisë-Transporti”, njoftuan se pjesa e parë e rrogës së janarit do të paguhet deri në fund të këtij muaji, ndërsa pas 10 marsit edhe pjesa e dytë e rrogës së janarit, grevistët kërkojnë pagesë të menjëhershme të të gjithë rrogës e jo në dy pjesë si deri tani.
Qeveria solli vendim që përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të transferohen 70 milionë denarë për nevojat e hekurudhave të Maqedonisë.
Pritet caktimi i drejtorit të ri, pasi dje drejtori i “Hekurudhave të Maqedonisë-Transporti”, Nikolla Kostov, deponoi dorëheqjen e tij.
