Maqedoni
Organizata “Të paçrrënjosurit” proteston kundër qeverisë eventuale LSDM-BDI
24.02.2017 19:42
Protestë kundër qeverisë eventuale mes LSDM-së dhe BDI-së ka filluar një Organizatë e ashtuquajtur “Të paçrrënjosurit”...

Protestuesit kanë dalë për të shprehur revoltën e tyre, siç thonë, kundër disa politikanëve të cilët dëshirojnë të ndajnë Maqedoninë, ndërsa kërkesat e tyre janë mbrojtja e Kushtetutës dhe karakteri unitar i Maqedonisë, si dhe të pengohet zyrtarizimi i gjuhës shqipe.
Ndërkohë, VMRO-DPMNE thekson se nuk qëndron pas organizimit të kësaj proteste.
