Maqedoni
Bizneset "dridhen” nga frika e hajdutëve
16.05.2014 18:06
Qyteti i Shkupit , si të gjithë metropolet e tjera, është perfshirë nga dukuria e grabitjeve...

Qyteti i Shkupit , si të gjithë metropolet e tjera, është perfshirë nga dukuria e grabitjeve. Ato ndodhin kryesisht gjatë natës, dhe shpesh herë vjedhjet në Maqedoni kryen si ato nëpër filmat e Holivudit.
Hajdutet nuk zgjedhin as kohen e as vendin për të vjedhur. Bankat, këmbimoret, postat dhe dyqanet me mallra të shtrenjta , janë gjithmon më të rrezikuarat. Vetëm dy ditë më parë, 2 persona të panjohur arriten ta “lehtësojnë” arkën e një këmbimoreje në Çair, për rreth 12 mije euro dhe gjithë kjo ka ndodhur për disa minuta. 2 persona të maskuara kanë hyrë në këtë objek dhe me armë në dorë dhe kërcenime kanë arritur të marrin punonjësve rreth 34 mijë denarë, 10 mijë e 500 euro dhe 1.500 dollarë amerikane. Kjo do të thotë se në shenjestër të grabitjeve janë kompanitë të cilët kanë qarkullim të madh me para. Pronaret e anketuar nga TVM 2, shprehen se bezniset e tyre janë të pasigurta. Ndoneëse disa pronarë kanë instaluar sitstem vëzhgimi, sigurinë e vetjme ata e shohin tek perëndia.
“Jo sigurt është vetëm në duar të zotit, sepse siguri nuk ka në asnjë vend. Nuk mund të garantohet asgjë , të jesh i rrethuar edhe me polici siguri nuk mund të ketë, sigurt je vetëm në duart e zotit“
“Para 4 viteve kam pasur një grabitje dhe asgjë nuk është gjetur, 4 mijë , 5 mijë euro me kishin marr mall dhe natën i kanë hapur drynat..” , ankohen pronarët
Pronarët e bizneseve që i anketoi TVM-2 kërkuan nga policia të ngushtojë hapsirën e veprimet e grabitëseve, duke ndërmarrë masat e duhura për parandalimin e dukurive të tilla. Nga MPB informojne se po punojnë ne zbardhjen e rastit me këmbimoren në Çair.
REXHEP QAMILI
