Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës në qafën malore Strazhë

25.02.2017 13:36

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 80 ­ 100 metra....

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 80 ­ 100 metra ka në qafën malore Strazhë. Në rrugët tjera nëpër shtet, komunikacioni zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë të lagështa, informon “Rrugët e Maqedonisë”.

Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan­Makedonska Kamenicë­Delçevë, Vinicë­Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi­Udovë, Katllanovë­Veles, Krushevë­ Demir Hisar dhe Resnjë­Bukovë.

Nga “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.