VMRO-DPMNE, implementimi i deklaratës nënkupton ridefinim

25.02.2017 15:31

VMRO-DPMNE mbremjen vonë ka përfunduar mbledhjen me komitetin ekzekutiv....

VMRO-DPMNE mbremjen vonë ka përfunduar  mbledhjen me komitetin ekzekutiv te partisë ku  eshte diskutuar situata pas harmonizimit të qendrimeve mes BDI-së dhe LSDM-së lidhur me draft ligjin per gjuhen shqipe.

Komiteti ekzekutiv i VMRO-se ka konstatuar se eshte shkelur rregulli i koalicionimit  mes partive fituese, pavaresisht a do te jete BDI pjese e qeverise së LSDM-së,  apo do ta mbeshtese te njeten vetem përmes nënshkrimeve. 

“…Realizimi i deklaratës nga Tirana dhe përpjekjet përmes imponimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, paraqet ridefinim të Republikës së  Maqedonisë, dhe kjo është në kundërshtim me karakterin multietnik të vendit”…, thuhet në komunikatën me shkrim të VMRO-DPMNE-së. 

Sipas VMRO-së  propozimet e ketilla nga ana e LSDM-së mund të nxisin dëm  në afat më të gjatë  dhe paraqesin potencial për të shkaktuar  tensione  dhe  destabilizim të situates  për një perudhë më të gjatë.

“Përgjegjësia për gjithë këtë është drejtpërdrejtë në duart e LSDM-së, e cila nuk e morri mbështetjen e plotë të qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit”… thonë nga VMRO. 

VMRO- DPMNE  dhe deputetët e saj do të kundërshtojnë miratimin e këtij ligji dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për ta mbrojtur vullnetin e qytetarëve,  thuhet në  fund të komunikatës me shkrim  e lëshuar  për media nga VMRO-DPMNE. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)