BDI i jep nënshkrimet LSDM-së, Osmani: Në tavolinë sërish dy opsione për diskutim
Bashkimi Demokratik për Integrim vendos t’i japë nënshkrimet....

Bashkimi Demokratik për Integrim vendos t’i japë nënshkrimet e deputetëve të tij liderit të LSDM-së , Zoran Zaev, për marrjen e mandatit nga presidenti Ivanov për formimin e qeverisë së re.
Zëdhënësi i kësaj parite Bujar Osmani në prononcimin e tij tha se kjo nuk do të thotë se Bdi ka vendosur të bëjnë koalicion me LSDM-në.
BDI i jep nenshkrimet me qëllim që të respektohen disa afate, sic janë shpallja e zgjedhjeve lokale sepse prolongimi i tyre nuk shkon në interes të qytetarëve të Maqedonisë. Janë dy opsione në tryezën e diskutimeve në selinë blu.
Pjesëmarrja në qeverinë e Zaevit, apo mbështetja e një qeverie të pakicës. Brenda kryesise mendimet janë ende të ndara per keto dy opsione, ka thene Osmani, duke shtuar se Kryesia Qendrore debaton mbi këto argumente, dhe se debati do të vazhdojë dhe ditëve në vijim, deri në shterrjen e të gjitha argumenteve.
Osmani tha se alternative tjetër është mundësia për të mbetur në opozitë sepse qëllimi i BDI-së është realizimi i programit dhe jo pjesëmarrja me çdo kusht në Qeveri.
“Kemi vendosur që nënshkrimet t’ia japim Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, por kjo nuk do të thotë që ne japim edhe aminin për formimin e Qeverisë të bëjmë koalicion me LSDM-në. Nënshkrimet i japim me qëllim që të respektohen disa afate, siç janë shpallja e zgjedhjeve lokale sepse prolongimi i tyre nuk shkon në interes të qytetarëve të Maqedonisë. Në lojë janë të gjitha opsionet, domethënë shtjellohet opsioni i mbetjes në opozitë ose i përkrahjes së qeverisë së pakicës, sepse interesi jonë nuk është pjesëmarrja në Qeveri me çdo kusht por realizimi i programit tonë politik” – tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
Zëdhënësi i integristëve Bujar Osmani tha se debate do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, deri në shterrjen e të gjitha argumenteve për dy opsionet që tash më gjenden në tavolinë.
Përafrimi i qëndrimeve në BDI u bë pasi lideri social democrat Zoran Zaev ka harmonizuar qëndrimet për platformën e partive shqiptare, përfshi edhe draft-ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe nëpër të gjitha institucionet. (Merita Gashi, TVM2)
