Uashington, Trump përjashton BBC e CNN nga konferenca

25.02.2017 16:02

Shtëpia e Bardhë mbylli derën për disa media elektronike dhe te shktruara....

Shtëpia e Bardhë  mbylli derën për  disa media  elektronike dhe te shktruara  per te mare pjese ne nje konferencë jo-formale për shtyp.

Menjehere  pasi presidenti Donald Trump premtoi se do të bënte diçka ndaj medieve “dinake”, të cilat i quajti sërish si “armike” të popullit amerikan, CNN njoftoi se ishte ndaluar të hynte në seancën informuese të Shtëpisë së Bardhë të kësaj të premteje. Sipas CNN, edhe “New York Times”, “Los Angeles Times” dhe “Politico” janë penguar të futen në Shtëpinë e Bardhë, duke mos iu dhënë asnjë argument për këtë zgjedhje, përveçse “nuk ishin në listë” për informimet jashtë kamerave. “Breitbart”, “Fox News”, “Washington Times” dhe “One America News Network” ishin mes atyre që iu lejua hyrja, raporton CNN.

Mbledhja e sotme përpara kamerave ishte e ndryshme, e udhëhequr nga Sekretari i Shtypit, Sean Spicer, e që nuk ishte parashikuar të ndodhte.

I pyetur se përse disa media ishin përjashtuar, sekretari Spicer u shpreh se ky kishte qenë vendimi i tij. Ai gjithashtu paralajmëroi se Shtëpia e Bardhë do të sulmonte ashpër të ashtu-quajturat fakte të rreme që raportohen në lajme. Nisur nga ky veprim i paprecedent i Shtëpisë së Bardhë, media si The Associated Press, USA Today dhe revista Time refuzuan të merrnin pjesë në konferencë, në shenjë proteste.

Sakaq, një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë argumentoi se në konferencë ishte ftuar disa gazetarë të caktuar që i ndajnë informacionet me të tjerë kolegë.