“BESA” pret ofertë nga LSDM, Murtezani: Firmat janë çështje teknike

25.02.2017 16:35

Lëvizja ‘Besa’ do ti ofrojë firmat e deputetëve të saj....

Lëvizja ‘Besa’ do ti ofrojë firmat e deputetëve të saj në mënyrë që kreu social-demokrat Zoran Zaev të ketë mundësi të mandatohet për krijimin e shumicës së re ndërsa dhënien e firmave e konsiderojnë vetëm si një akt formal ,

 “Edhe pse nuk kemi pasur kërkesë zyrtare nga LSDM-ja për dhënien e nënshkrimeve edhe më herët kemi thënë se jemi në gjendje të mbështesim krijimin e një shumice parlamentare në Kuvend. Dhënien e firmave apo aktin e dhënieve të nënshkrimeve e konsiderojmë si një akt formal për të cilin opinion i gjërë do të informohet kur do të ndodhë i njejti” – tha zëdhënësi i Lëvizjes “Besa”, Orhan Murtezani.

Nga ‘Besa’ nuk zbulojnë nëse do të jenë pjesë e një bashkëqeverisje me LSDM-në apo jo, por thonë se fillimisht presin një ofertë të tillë dhe më pas do të dalin me qëndrimin e tyre

“Në momentin që na vjen ofertë nga mandatari i ardhshëm, ofertë për bashkëqeverisje do të deklarohemi dhe opinioni do të informohet për qëndrimin e partisë tonë” – deklaroi  zëdhënësi i Lëvizjes “Besa”, Orhan Murtezani.

LR-PDSH, kuvendi i nesërm vendos për hapat e mëtejmë

Edhe nga LR-PDSH e cila vepron në kuadër të Aleancës për Shqiptarët ka

ë paralajmëruar  se do të mbështesin kreun e socialdemokratëve Zoran Zaev si mandatarë por hapin e radhës për veprimin e tyre politik do ta marrin në kuvendin qëndrorë të nesërm të kësaj partie. 

Ende nuk dihet sa do të jetë numri i saktë i nënshkrimeve me të cilat Zaev do të kërkojë mandatin tek presidenti Ivanov por për  një gjë të tillë duhet ta ketë mbështetjen prej më së paku  61 deputëve në kuvend. (Naim Ramadani, TVM2)