Maqedoni

Protestë në përkrahje të familjes Zeqiri

16.05.2014 18:09

Në shenjë solidarizimi me Familjen Zeqiri nga lagja Radishan e Shkupit, sot në sheshin Skenderbeu...

Në shenjë solidarizimi me Familjen Zeqiri nga lagja Radishan e Shkupit, sot në sheshin Skenderbeu u mbajt marsh protestues nën organizim të Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Lirit e Njeriut.
 
Kryetari i IGFM-së, duke protestuar edhe para godinës së Qeveris tha se me këtë protestë tregohet se shqiptarët u thonë stopë padrejtësive dhe kërkojnë respektin e merituar nga të gjithë.  
 
“Sot gjindemi këtu para kësaj Qeverie që ti themi “ STOP” dhunës, stop terorit, lironi djemtë tanë të pafajshëm, të cilët i keni burgosur, respektoni Konventën Ndërkombëtare të cilën e keni nënshkruar në vitin 97 dhe në 2004. Aty ku nuk respektohen të drejtat dhe lirit e njeriut, aty ku është dhuna vjen dhunë. Apeloj që sa ma shpejtë ti thonë stop kësaj padrejtësie”, tha Idriz Sinani,  Kryetari i IGFM-së. 
 
Studentët kërkojnë që sa më shpjet të zbardhet rasti i familjes Zeqiri, që të mund të gjithë shqiptarët të ndjehen të sigurt. 
 
“Shqiptarët ndihen të pasigurt në trevat shekullore, mandej ka tentime që me dhunë të largohen nga vendlindja e tyre. Sulmin ndaj familjes Zeqiri e cilësojmë si aktë terrorist dhe kërkojmë zbardhjen e rastit dhe nxjerrjen e fajtorëve para drejtësisë”, tha një student . 
 
I pranishëm në prortest ishte kryetari I Komunës së Strugës, Ziadin Sela, me çrast kërkoi nga institucionet që tu ofrojnë siguri qytetarëve. 
 
“Natyrisht jam këtu për të protestuar mbi gjitha dhe për të përkrahur jo vetëm familjen Zeqiri, por çdo qytetar të cilit i cënohet e drejta elementare liria. Gjëja elementare e çdo institucioni dhe subjekteve politike që marrin përkrahjen e popullit të sigurojn sigurinë e qytetarit, “tha Sela. 
 
Nga MPB-ja edhe sot nuk ka informacione në lidhje me sulmet e njëpasnjëshme të familjes Zeqiri.  
 
SANIJE KASAMI