Zjarr në një hotel luksoz në Kinë, mbi 10 viktima dhe disa të tjerë ende të bllokuar
Një zjarr i fuqishëm në një hotel luksoz në Kinë....

Një zjarr i fuqishëm në një hotel luksoz në Kinë ka shkaktuar më shumë se 10 viktima ndërsa raportohet se janë disa personat që kanë mbetur të bllokuar.
Një hotel luksoz në Nancang, Kinë, është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm, ndërsa mediat vendase raportojnë se disa persona kanë mbetur të bllokuar.
Shifrat e para flasin për më shumë se 10 viktima dhe disa t ëplagosur. Flakët, sipas të dhënave nga ana e zjarrfikësve, kanë nisur në katin e dytë të hotelit rreth orës 8 të mëngjesit me orën lokale.
Një person ka kthyer dritaren duke u hedhur nga kati i dytë për të shpëtuar nga zjarri dhe është dërguar me urgjencë në spital për shkak të plagëve. Hoteli është katër katësh dhe është i lidhur me një ndërtesë tjetër apartamentesh pre 24 katesh, ku disa persona rezultojnë të kenë mbetur të bllokuara.
Mendohet se në katin e dytë ku dhe ka nisur zjarri, po kryheshin disa punime.
