SHBA, zjarr në një xhami në Florida
Në një deklaratë nga Shërbimi Zjarrfikës në Hillsborough....

Në qytetin Tampa të Floridas mbrëmë i është vënë zjarri një xhamie e cila është nën drejtimin e Shoqatës Islame Tampa e Reështë raportuar fillimisht në deklaratën nga Shërbimi Zjarrfikës në Hillsborou ku theksohet se ndaj zjarrëvënies ka patur ndërhyrje për fikjen e tij rreth orës 02.00, por se zjarri ka shkaktuar dëme në pjesën e xhamisë për falje.
Fatmirësisht në këtë ngjarje nga flakët e zjarrit ka pasur vetëm dëme matëriale por jo edhe viktima në njerëz pasiqë në brendinë e xhamisë nuk ndodheshte askush. Edhe pse shkaqet nuk janë ende të qarta dhe të shpalosuar publikisht dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar me qëllim, por Besimtarët që vizitojnë këtë vend shprehen të shqetësuar nga ky akt.
“Ne kemi këtu gra fëmijë, të moshuar dhe të gjithë ata vijnë këtu sepse e ndjejnë këtë shtëpinë ë paqes. Tani shumica ndjehen keq se pse dikush do të bënte një gjë të tillë.“ - tha Mazen Bondogji, besimtar.
Ndërsa kryetari i qytetit në deklaratën e tij dënoi këtë akt dhe premtoi se shkaktarët do të dalin para drejtësisë.
“Ne e dimë se kjo nuk është e pëlqyeshme. Një tempull është sulmuar, dhe ky është sikur çdo tempull tjetër në këtë vend. Jo nën mbikqyrjen time, jo në qytetin tim, ne nuk do ta tolerojmë këtë ne do të qëndrojmë dhe ballafaqohemi me të gjithë ata të cilët do të zgjedhin të sulmojnë dike për ndonjë arsye vecanërisht dhe drejpërdrejtë për shkak të religjionit të tyre. “ – u shpreh kryetari i Tampas, Bob Bukhorn.
Ndryshe kanë reaguar edhe nga Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islame (CAIR) për degën e Floridas të cilët theskuan se është shqetësuese të jesh viktimë e një ngjarjeje të tillë e cila duket se është krim i urrejtjes ndaj komuniteteve.
