LSDM shpall Zaevin mandatar, Zaev paralajmëron qeveri reformatore

25.02.2017 17:32

Këshilli qendror i LSDM-SË zgjodhi Zoran Zaevin....

Këshilli  qendror i LSDM-SË  zgjodhi Zoran Zaevin për mandatar për formimin e qeverisë së re në Maqedoni.  Zaev ka njoftuar se tani pas 11 viteve regjim, fitojmë mundësinë   që ta formojmë qeverinë demokratike në Maqedoni.

“Nderi është i  imi dhe i LSDM-së, që pas 11 vitesh regjim, fituam mundësinë të formojmë qeverinë e re demokratike në Maqedoni.  Qeveri në të cilën prioritet do jetë interesi i qytetarëve, çdo qytetar do të jetë në qendër të vëmendjes sonë.  U zotuam për jetë më cilësore për gjithë qytetarët, në një shoqëri të drejtë. Gjithçka që kemi bërë deri tani ka qenë sigurimi i shumicës parlamentare” – tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev .

Përmes nje komunikate me shkrim nga LSDM njoftuan se  Lideri i socialdemokrateve  ka njoftuar anetret e keshillit qendro te parties per bisedimet e deri tanishme me partite politike shqiptare, duke marre keshtu driten jeshile qe ne ditet ne vazhdim te filloje menjehere negociaatat me partite shqiptare  per perberjen e re te qeverise   si dhe per përpilimin e  programit  te ri qeveritar. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)