Sigurimi i firmave për shumicën e re, Zyberi:Presidenti duhet t’i ndajë mandatin
Pas deklarimit të partive politike BDI, Lëvizja ‘Besa’ dhe Aleanca për Shqptarët....

Pas deklarimit të partive politike BDI, Lëvizja ‘Besa’ dhe Aleanca për Shqptarët se do të deponojnë firmat e tyre në mënyrë që kreu social-demokrat ta merr mandatin nga presidenti Gjorge Ivanov, këtij të fundit nuk i mbetet gjë tjetër veç ta zbatojë detyrimet kushtetuse vlerson eksperti juridik Naser Zyberi.
“Në bazë të nenit 90-të të kushtetutës kryetari i shtetit edhe me rastin e ndarjes së parë të mandatit është dashur që të kërkon sigurimin e shumicës parlamentare për të caktuar mandatarin për formimin e qeverisë së re. Duke pasur parasyshë vendimin e partive politike shqiptare se do ta mbështesin LSDM-në në përcaktimin e mandatarit përe formimin e qeverisë së re, kryetarit kryetarit të shtetit i mbetet që ta jep mandatin për formimin e qeverisë LSDM-së, respektivisht kandidatittë përcaktuar nga kjo parti duke e mbështetur propozimin e partisë me 61 firma të deputetëve të cilët e mbështesin këtv propozim” – u shpreh eksperti juridik, Naser Zyberi.
Veç dëshmisë se një parti e caktuar apo koalicion ka siguruar shumicën e mjaftueshme për të formuar qeveri në bazë të kushtetutës presidenti nuk ka të drejtë të kërkojë diçka më shumë sqaron Zyberi.
“Presidenti ishtetit nuk ka kompetenca që të kërkon më tepër se sa të vërrtetohet se një subjekt politik apo një koalicion i subjekteve ka siguruar shumicë në parlament. Vetëm kjo është e drejtë e presidentit pë të ndarë mandatin për formimin e qeverisë së re, ngase në bazë të kushtetutës neni 90-të paragrafi i dytë thotë se mandatari në afat prej 20 ditësh parlamentit i paraqet programin e qeverisë dhe përbërjen e saj ndërsa kuvendi në bazë të programit dhe përbërjes së qeverisë e aprovon ose e refuzon zgjedhjen e kabinetit të ri” – tha eksperti juridik, Naser Zyberi.
Paralajmërimet e se BDI mund të mbështesë krijimin e një kabineti të ri qeverisës por jo edhe të jetë pjesë e saj, sipas Zyberit do të vështirsojë punën e ekzekutivit në ushtrimin e pushtetit. Një qeveri e tillë sipas tij do të jetë shum e pasigurtë dhe jostabile sepse në çdo moment mund ta humbë përkrahjen. (Naim Ramadani, TVM2).
