Portreti i Nënës Tereza, Saimir Strati fiton guinness-in e dhjetë

25.02.2017 19:26

Artisti i njohur Saimir Strati me mozaikun e bere për portretin Nënës Terezë....

Artisti  i njohur Saimir Strati  me mozaikun  e bere  për  portretin Nënës Terezë, ka siguruar për të dhjetën here me rradhë hyrjen në librin e rekordeve giniss. Mozaiku është punuar me kopsa teli.

Ky portret i veçantë i nobelistes Nëna Terezë, sipas artistit Strati është një dedikim dhe mirënjohje për punën humane që ka bërë ajo. Portretin e ka realizuar   në ambientet e Muzuet Kombëtar të Kosovës, brenda 28 diteve . Pasi numëron 10 rekorde me rradhe , Strati prej vitesh duket se konkurrent ka vetëm veten, për të sjellë çdo vit diçka ndryshe, gjithnjë nën stemën e flamurit shqiptar.  Por rekordin e radhës, atë me numër 11, Strati pret ta realizojë në Shqipëri.