BASKETBOLL

Indiana dhe Okllahoma, kundërshtar të Majamit dhe San Antonios në finalet e konferencave.

16.05.2014 18:13

Basketbollistët e Indianëës kanë mposhtur skuadrën e Uashingtonit me rezultat të shprehur 93-80...

Basketbollistët e Indianëës kanë mposhtur skuadrën e Uashingtonit me rezultat të shprehur 93-80 me ç`rast në finalen e Lindjes do të përballen me Majamin. Më i merituar për triumfin e Indianës ishte Dejvid Vest i cili kontribuoi me 26 pikë, 6 kërcime dhe katër asiste.
 
Lens Stivenson poashtu dha kontribut të madh për këtë triumph, duke poentur 18 herë, ndërkaq Poll Xhorxh shënoi 12 poena. Në radhët e Uashingtonit, Marsin Gortat shënoi 19 pikë. Indiana për herë të tretë do të përballet me Majamin, e cila në dy përballjet e mëhershme ia doli të plasohet në finalet e Plejofit.  
 
Për skuadrën e Uashingtonit, ky ishte plasmani debi pas një pause prej prej dy vitesh, dhe për herë të parë pas më shumë se tre dekada ishte pjesë e gjysëmfinales së konferencës së Lindjes.
 
Basketbollistët e Okllahomës njëashtu në cilësinë e mysafirit u shkoi për dorësh ti gëzohen fitores ndaj LA Klipersave me gjashtë pikë dallim, 104-98.
 
Kevin Durent ishte violinë e parë për skuadrën e cila triumfoi duke shënuar 39 pikë, 16 kërcime dhe një assist më pak.
 
Rasell Uestbruk regjistroi 19 pikë dhe 12 asiste, ndërkaq Rexhi Xhekson takimin e përfundoi me 14 pikë. Në rradhët e nikoqirëve, më efikas me 25 pikë ishte Kris Poll, ndërkaq Blejk Grifin paraqitjen e tij në parket e jetësoi me 23 pikë dhe 8 kërcime.
 
Kështu, seria finale në konferencën e Lindjes, mes Majamit dhe Indianës, do të filloj me 18 maj, ndërkaq një ditë më vonë do të filloj beteja për titullin kampion në konferencën tjetër të Perëndimit, ku do të takohen San Antonio dhe Okllahoma. 
 
SAMI ADEMI