Siri, sulme dhe viktima në luftimet e Homs

25.02.2017 19:48

Gjatë dy sulmeve me bombë të kryera nga kamikazë.....

Gjatë dy sulmeve me bombë të kryera nga kamikazë në shtabin e forcave qeveritare të sigurisë në qytetin Homs në Sirinë qendrore janë vrarë të paktën 42 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar, lajmëroi televizioni shtetëror sirian.

"Në ndërtesën në qendër të qytetit i treti më i madh sipas madhësisë në vend ndodhen zyrat e shërbimit për siguri shtetërore dhe të zbulimit ushtarak të regjimit të Bashar al Asad", deklaroi Rami Abdel Rahman, drejtor i Observatorit sirian për të drejtat e njeriut.

Rahman theksoi se në sulmin kan marrë pjesë të paktën gjashtë persona.

Përveç shpërthimeve janë dëgjuar edhe të shtëna, ndërsa gjatë sulmeve është vrarë edhe një oficer i lartë.

Tani për tani nuk është e qartë nëse sulmuesit janë pjesëtarë të Shtetit Islamik.