Lagjia Vizbeg së shpejti me objekt të ri shkollor, MASH-i, po bën përgatitjet e fundit
Sivjet pritet te fillojë ndërtimi i shkollës së parë fillore në lagjen Vizbeg....

Sivjet pritet te fillojë ndërtimi i shkollës së parë fillore në lagjen Vizbeg. Banorët e kësaj zone, fëmijët e të cilave vite me rradhë ndjekin mësimin në shkollat për rreth, shpresojnë se golgota e tyre do të merr fund ne shtator me ndërtimin e objectit të ri.
-“Në mëngjes mblidhemi rreth 50 nxënës këtu në Vizbeg dhe rreth 25 minuta e më shumë na shkon derisa mbërijmë te shkolla. Tani shpresoj se do të ndërtohet një shkollë për ne këtu”
- “Është vështirë, por ne jemi mësuar më, por më të vështirë e kanë nxënësit e vegjël që sa kanë filluar shkollë”
-“ Duhet me pas shkollë këtu. Të paktën tani le të bëhet”
“Shumë keq, është larg, fëmijët dimrit në bor dhe shi, duhet ti çojmë në shkollë”
-“Prej te stacioni i autobusave e deri te shkolla i ka mbi 4 kilometra. Dimër, shi bor, ata duhet me shku në shkollë, ndërsa nga ana tjetër as transport nuk kanë” – thanë disa nga banorët e Vizbegut.
Nga MASH-i thonë se ditëve në vazhdim pritet që të përfundojë thirja publike, me crast do të bëhet edhe përzgjedhja e firmës ndërtuese e objektit të ri shkollor.
“MASH veçmë e ka paraparë në programin e vet akcional për investime kapitale për këtë vit do të filloj ndërtimi i shkollës së fillore në vendbanimin Vizbeg dhe jemi duke i bërë përgatitjet e fundit për të bërë thirrjen publike respekjtivisht tenderimi, ndërsa kapacitet e kësaj shkolle do të jenë të mjaftueshme për gjithë ata nxënës bile edhe më tepër për një periudh më gjatë kohore që ajo shkollë të jetë funksionale” – tha Safet Neziri, Këshilltar Shtetëror në MASH.
Gurthemeli i shkollës sipas MASH-it, pritet të vihet në muajin mars.
Rreth 800 nxënës të kësaj lagjeje ndjekin mësimin nëpër shkollat fillore në Çair, Butel, Karposh dhe Shuto Orizar. Nga MASH- i ende nuk e dijnë sakt shumën e mjeteve që do të ndahet për ndërtimin e kësaj shkolle. (Rexhep Qamili, TVM2)
