Fitojnë Spurs e Raptors, shkëlqen Westbrook

25.02.2017 21:34

Rusell Westbrook vazhdon me shkelqimin e plote, duke regjistruar triple double te ri....

Toronto Raptors ka mposhtur Boston Celtics me rezultat 107-97 në ndeshjen kryesore në luftë për vendin e dytë në konferencën Lindore mes këtyre dy skuadrave, teksa San Antonio Spurs pa probleme mposhti Los Angeles Clippers në Staples Center me rezultat 105-97.

San Antonio Spurs në takimin e zhvilluar në Los Angeles u udhëhoq nga Leonard i cili realizoi 21 pikë dhe gjashtë asistime. Në anën tjetër Clippers nuk u mjaftuan me 29 pikët e Blake Griffin i cili ishte i mrekullueshëm. Megjithatë, te Spurs pikë dyshifrore realizuan edhe Parker, Gasol, Aldridge dhe Patty Mills.

Në takimin tjetër ishte DeMar de Rozan që shkëlqeu duke realizuar 43 pikë, dhe duke ndihmuar ekipin bashkë me transferet e reja Ibakën dhe P.J. Tucker drejt fitores ndaj rivalit direkt për vendin e dytë, ku Thomas realizoi vetëm 20 pikë dhe qëndroi nën mesataren e tij. Aktualisht Bostoni mban vendin e dytë në Lindje, por mund ta humbë atë shumë shpejt.

Nderkohe, Rusell Westbrook vazhdon me shkelqimin e plote, duke regjistruar triple double te ri. Te 28`in e ketij sezoni, Westbrook e regjistroi ne fitoren e Oklahomes ndaj Lakers me 110-93, ne te cilen kontriboi me 17 pike, 18 kercime e 17 asiste.