Kosovë: Demarkacioni dhe matja e kufirit, Mustafa pranon raportin final
25.02.2017 21:38
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.....

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa pranoi raportin përfundimtar të punës së Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Komisionit Hivzi Islami deklaroi: Se është një rezultat i qëndrueshëm profesionalisht, shkencërisht, që do t’i shërbej për të mirë edhe shtetit, edhe shoqërisë, edhe shkencës dhe të vërtetës dhe të gjithë Kosovës”.
Kreu i qeverise se Kosoves Isa Mustafa theksoi se do ta trajtojnë këtë raport në Qeverinë e Kosovës dhe do ta procedojnë edhe te deputetët e Kuvendit të Kosovës, te Presidenti dhe më pas do ta procedojnë edhe me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes.
