Protestat kanë hyrë në ditën e 8, Basha: Zgjedhje me këtë qeveri nuk ka

25.02.2017 21:48

Opozita në Shqipëri vazhdon me protestat....

Opozita në Shqipëri vazhdon me protestat. Proteatat kanë  hyrë në  diten e 8. Kreu I opozites Lulzim Basha sërish ka potencuar se “Zgjedhje me këtë qeveri nuk ka, me këtë kryeministër dhe me krimin nuk do ketë më kurrë”.

Ne nderkohe  Policia e Tiranës ka kërkuar hetim penal ndaj kreut të Partisë Demokratike, për thirrje publike për veprime të dhunshme.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës. Për policinë kreu i opozitës  Basha ka bërë thirrje nxitëse ndaj qytetarëve që të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve shtetërore.

Lulzim BAsha edhe sot tha se fati i miliona shqiptarëve nuk është lojë, “Nuk ju thirra për lojë, kjo është një luftë nga e cila do të kthehemi vetëm me fitore, ju kam thënë se jam gati për të luftuar deri në fund, kjo është një luftë pa kthim. Kjo është një ushtri e paqes e metodave dhe durimit demokratik. Një ushtri e qëndresës dhe përballjes deri në fitoren e kauzës qytetare. Durimi ynë nuk duhet të merret për dobësi, provokimet nuk do i tolerojmë, na godisni me shuplakë do t’ia u kthejmë me grusht, ka thenekreu i Partise demokratike  Lulzim Basha Basha, gjatë takimit të sotëm me protestuesit.