Ekstremizmi në Maqedoni, Selmani: Nëse zgjatet kriza, do të shtohen rekrutët

26.02.2017 16:35

Pas deklaratës së profesorit amerikan Dejvid Filips se Maqedonia rrezikohet nga ekstremizmi i jashtëm....

Pas deklaratës së profesorit amerikan, Dejvid Filips se Maqedonia rrezikohet nga ekstremizmi i jashtëm si pasojë e pjesëmarrjes së lartë të të rinjëve nga vendi në luftrat në Siri dhe Irak, ekspert i çështjes së sigurisë Bashkim Selmani duke u bazuar në hulmtimet e bëra pohon se Maqedonia kërcënohet nga ekstremizmi në tre vitet e ardhshme.

Sipas Selmanit nëse kriza ekonomike stërzgjatet, interesimi I të rinjëve për luftërat në shtetet islamike do rritet.

 “Maqedonia është në rrezik potencial, por Brenda tre deri në katër vite vjen decenia e mesme që do të ndërrmarin aktivitete radikale të tilla dhe unë besoj që shteti I di ato njerëzit të cilët janë. ….Sa më tepër që rritet kiza ekonomike aq më tepër ka persona të interesuar që të involvohen në këto të themi shërbime apo piramidë organizative keqbërëse që realisht janë shumë mirë të organizuara dhe shumë pak ka informacione se cilët janë ato individë apo njerëz të cilët I krijojnë apo i rekrutojnë personat e këtillë.” – deklaroi Bashkim Selmani, ekspert sigurie.

EKSTREMIZMI NË MAQEDONI, MURTEZANI: S’KA INDIKATORË PËR PËRSHKALLËZIM TË SIGURISË

Por eksperti i sigurisë Hasim Murtezani thotë se vlerësimet e profesorit Filips nuk përputhen me të dhënat zyrtare në të cilat ne duhet të mbështetemi.

Sipas Murtezanit nuk ka indikacione për përshkallëzim të sigurisë.

“Me sa e di unë, nëse nuk gaboj diku në vitin 2015-të,  numri I personave të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë përbërëse e asaj lufte është diku 130 dhe bëhet fjalë për diku 15 persona të cilët kanë qenë të vrarë në luftën e Sirisë dhe të cilët janë shtetas të Maqedonisë. Gjitha ato tjerat ngelin supozime dhe konstatime. Siguria në vendin tonë është stabile dhe nuk ka ndonjë indikatorë shumë serioz që Maqedonia eventualisht mund të atakohet nga sulme terroriste për arsye gjeopolitike dhe gjeografike në territoret e vendeve ku realizohen ato luftëra.” – tha Hasim Murtezani, ekspert sigurie.

Sipas Murtezanit zbulimi paraprak është një nga mjetet më të mira për të luftuar terrorizmin. Ndërkaq profesori Selmani thotë se në të mirën e shoqërisë është hapja e debatit me kyçjen edhe të Bashkësisë Islame, universiteteve që mos të viktimozhen gjenerata e reja nga 14 deri në 24 vjeç.

Profesori i Univeristetit të Kolumbisë Dejvid Filips ka deklaruar se kriza politike në Maqedoni që po zgjat me vite e rrit rrezikun nga ekstremizmi i jashtëm.

Sipas tij rreth 300 deri 400 persona nga Maqedonia nga viti 2012-të kanë shkuar të luftojnë në Siri dhe Irak.

Fillips Thotë se Shkupi mban vendin e pestë në botë sipas numrit të popullsisë, të të rinjve   që shkojnë të luftojnë në shtetet islamike. (Meral Ismaili, TVM2)