Roli i organizatave jo qeveritare, të përfaqësojnë zërin e popullit

26.02.2017 17:00

Roli i organizatave joqeveritare është shumë i rëndësishëm për shoqërinë....

Roli i organizatave joqeveritare është shumë i rëndësishëm për shoqërinë, sepse OJQ-të lindin si nevojë për të avancuar të njejtën.

Ndonëse teoria e thotë  se OJQ-të  duhet të  përfaqësojnë zërin e popullit, jo gjithmonë kanë përmbushur misionet e veta. Mendimet janë të ndara sa i përket veprimit të tyre. 

Përfaqësues të OJQ-ve, thonë  se të njejtat kryesisht kontribuojnë në vetëdijësimin e shoqërisë, por duke mos e perjashtuar faktin se  ka raste kur organizatat punojnë për interesa të caktuara.

 “Nuk mund ta përjashtojmë faktin apo mundësinë që ekzistojnë OJQ të cilat ndoshta me një përqindje të vogël mundohen të koketojnë ose të përcjellin mesazhet të cilat vet pushteti don ti përcjell tek qytetaret.  Mendoj që ato janë në shërbim të plotë të popullit dhe qëllimi apo synimi i tyre është që ta përfaqësojnë zërin e popullit dhe deri më tani eksperienca e treguar në Maqedoni ka vertetuar plotësisht faktin që OJQ-të janë në shërbim të popullit dhe mundohen që ti plotësojnë të gjitha ato kërkesa apo nevoja të popullates.” – tha Nora Maliqi nga OJQ "ZFD Forum"

“Këtu te ne organizatat joqeveritare shpesh kanë shërbyer si mashë apo si instrument i partive politike, gjegjësisht i qarqeve të caktuara politike, të cilat pra i kanë keqpërdorur ato për qëllime apo për realizimin e objektivave të veta, dhe në këtë drejtim mund të themi se Ekziston një spektër autentik i organizatave joqeveritare të mirëfillta dhe një pjesë që kanë qenë gjithnjë në shërbim të politikës ditore.” – u shpreh profesori univerzitarë, Ali Pajaziti.

Në Maqedoni, po veprojnë organizata  të cilat merren me parandalimin e dukurive nga më të ndryshmet. Organizata kundër drogës, organizata për arsim, edukim, shëndetësi, ekologji, për të drejtat e barabarta gjinore, përfshirje në çështjet sociale, Shoqata e LGBT-së etj.

OJQ-të në të gjithë botën, në veçanti në botën perendimore luajnë një rol jashtzakonisht konstruktiv në ndërtimin e vlerave shoqërore dhe në vetëdijësimin e qytetarëve. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)