Timonie për deklaratën shqiptare, etnitë kanë vlera të veçanta që duan ti ruajnë
Maqedonia sot është në kërkim të rrugdaljes nga kriza.....

Maqedonia sot është në kërkim të rrugdaljes nga kriza. Fillimisht me mbajtjen e zgjedhjeve të cilat u vlerësuan si kredibile dhe demokratike, ka deklaruar ambasadori I francës në Maqedoni Kristijan Timonie.
Në intervistën e perjavshme të Radios Evropa e Lirë, Timonie thotë se përpjekjet e partive politike për të formuar qeveri, nuk është proces i lehtë, andaj dhe nevoitet më tepër kohë.
Lidhur me platformën e shqiptare, ambasadori Timonie thotë se për shtetin francez me rëndësi është koncepti qytetar, por në rastin konkret kemi më shumë etni, dhe është e natyrshme dëshira për ti ruajtur vlerat e tyre të veçanta dhe më pas për të vazhduar drejt rrugës euroatlantike.
“Duhet pasur parasyhe faktin se në Maqeddoni përvec etnitetit maqedonas jeton edhe etniteti shqiptarë. Shikuar nga prizmi francez , do të thoja që koncepti qytetarë për ne është parësor, me vlera univerzale, dhe kjo është mjaft pozitive. por në këtë situate, do të thoja se të gjithë bashkësitë etnike në vend kanë dicka të veçantë të cilën dëshirojnë ta ruajnë, dhe më duket se çështja e pare e cila nuk duhet harruar është interesi i përashkët i të gjitha bashkësive etnike, të vazhdojë rruga euroatlantike e vendit.” – u shpreh ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie.
KRISTIAN TIMONIE, PSP MEKANIZMI KYÇ PËR TEJKALIMIN E KRIZËS
Sa i përket punës së Prokurorisë specialeTimonie thotë se ajo u themelua me konsenzus të gjere, me numer te madh te votave ne parlament dhe u mbeshtet nga te gjitha partite politike, ashtu dhe duhet të vazhdojë.
“Nese Prokuroria Speciale paraqet mekanizmin kryesor për dalje nga kriza, atëherë edhe mandati I saj duhet të vazhdohet . Por fillimisht janë partite politike ata të cilat duhet të mbartin përgjegjësi të plotë politike si dhe ndërgjegje për interesat e të të gjithë qytetarëve të vendit” – tha ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie.
KRISTIAN TIMONIE, SULMI NDAJ OJQ-VE DHE MEDIAVE I PA PRANUESHËM
Sulmet e fundit ndaj disa mediave dhe organizatave jo qeveritare I cileson si vlera jo evvropiane.
Kur një parti politike i humb zgjedhjet apo nuk i fiton ashtu siç i ka pasur pritshmëritë e saja, atëherë mundohet të gjejë arsyetim, dhe në këtë kontekst mediat dhe organizatat qeveritare janë qëllimi që më lehtë gjendet. Kjo mënyrë e të menduarit nuk është evropiane, thotë ne intervistën për Evropën e Lirë, ambasadori i Frances në Maqedoni, Kristian Timonie. (Merita Gashi, TVM2)
