Futboll

Vardari apo Shkëndija në Ligën Europa?

16.05.2014 18:20

Është kjo fundëjava e fundit e ketij sezoni në ligën e parë të futbollit në vendin tonë...

Është kjo fundëjava e fundit e ketij sezoni në ligën e parë të futbollit në  vendin tonë. Ndonëse  çdo gje deri me tani është njohur, java e fudit  e 33 –ta me radhë sjellë betejën të vetmen,  per zonen europiana per Shkendine e Tetovës dhe Vardarin e Shkupit.
 
Një biletë që do të jetë e prerë pas 90 minutave që do të luhen në Tetovë dhe Shtip , nga përballjet  Shkëndija –Pelisteri,Bregallnica- Vardari.
 
Dy ish- kampionët e vendit  veshtirë që  mund  të gabojnë, por endrra per eliminatoret e europa ligës nuk do të shuhet deri në sekondat e fundit te ndeshjeve.
 
Shkëndija  me doemos këkron fitoren dhe disfaten, me shprese qe kjo të ndodhë  në takimin tjeter, kurse Vardari është pak më komod dhe   beson eventualisht te barazimi duke gjetur  shpetimin e ketij sezoni. Nga  lider në fund përfundon në mesin e gjatë ekipeve më të mira të kampionatin.
 
Shkëndija edhe përkundër problemeve  që në start të kampionatit,  në fund duhet të mbetët e kënaqur nga ajo që ka arritur. Me një fund ne Europe, do te ishte baraz si me qënë kampion.
 
Rabotniçki  u tregoi të gjithëve se si punohet,  me menaxhim të mirë dhe forca të reja mund të shpallesh kampion, ndaj kete gje e bëri javen e parafundit. Ngushëllimi  i vetëm për  Metalurgun dhe Horizont Turnovën  është Liga Europa.
 
Renova ka vujatur shumë sidomos në pjesën e fundit të kampionatit, por Qatip Osmani gjeti formulën e fitoreve duke iu shmangur ligës së dytë të futbollit.
 
Për Gostivarin aventura përfundoi këtu edhe pse filloi mire, më pas kjo skuader nuk arriti dot  të mbijetoj duke humbur statusin e anëtarit të liges se pare. Nga sezoni vijues në ligën e dytë do te jenë edhe ekipet Napredoku, Euromilku dhe Makedonija e Gjorce Petrovit.
 
Java e fundit e kampionatit futbollistik e 33 –ta me radhe do të zhvillohet të dielën më orën 15 me dulet: Ne Tetove Shkendija pret Pelisterin, në Shtip Bregallnica- Vardari, Euromilku  - Gostivari, Turnova- Rabotnicki, Makedonija GjP - Metalurgu  dhe Napredoku- Renova.
 
DENIS SHABANI