Gjendja e dobët ekonomike pamundëson kujdesin për familjarët e sëmurë (070/880-046)

26.02.2017 18:48

Jeta është përplot të papritura, ai edhe pse nuk është vet mirë me shëndet...

Jeta është përplot të papritura, ai edhe pse nuk është vet mirë me shëndet është i detyruar të kujdeset për vajzën e cila është e sëmurë prej epilepsie dhe ka lindur me ngecje në zhvillim, gjithashtu kujdeset edhe për bashkëshorten e cila nuk është mirë psiqikisht.

“I kam të dyja, kujdesem për ta, ndonjëherë sëmuret edhe unë nuk e di cfarë ti bëj” – thotë kryefamiljari, Zija Iseni.

Zijai punon për 26 vite në Tregun e Shkupit si mbajtësi i higjënes, thotë se rroga jo vetëm që është minimale por që edhe atë ja vonojnë.  Ende nuk ka marrë rrogën e muajit nëntor ndërsa nevojat e përditshme për gjërat elementare cdo ditë e më shumë shtohen.

“Ende nuk jemi të siguruar për muajin nëntor, nëse më sëmuret vajza dhe duhet ta çoj në spital nuk jam i siguruar” – shprehet kryefamiljari, Zija Iseni.

Ai jeton me qera në këtë banesë.  Në muaj paguan nga 100 euro, thotë se nuk e ka paguar dy muaj dhe duke mos gjetur rrugëzgjidhje vendos të kërkoj ndihmë nga të tjerët. Hera herës fytyrën ja kaplon një ngjyrë e kuqëremtë e cila është sinjal se atij i vjen zor, mer frymë thellë dhe shikon bijën e tij atëherë dorëzohet thotë cdo gjë që bëj bëj për Ajshen time, e cila nuk është si fëmijët e tjerë por përveç dashurisë e ka të nevojshme edhe kujdesin.

Për gjendjen e rrëndë të familjes dëshmon edhe Sejdi Avdiu, ai sëbashku me miqtë dhe shokët ndihmojnë vazhdimisht familjen me ushqim por që jeta do më shumë.

“Problem qëndron aty se për ushqim ja bëjmë disi, por ka nevoj për shtëpi, për ndonjë banes se ka shumë harxhime, të tre nuk janë mirë, kanë harxhime të mëdhaja për ilace, vajza ka nevojë për ditë të udhëtojë, në shkollë ta dërgojnë dhe ta marin” – deklaroi, Sejdi Avdiu.

Tashmë janë mësuar me erën dhe pllakat e ftohta  mbi të cilat ecin dhe kalojnë ditën, duke u afruar me ta, duke kaluar ditën, duke u thënë një fjalë të mirë, duke i ndihmuar, do të lëmë pas një pjesë të brengave që kanë kaluar, do të mund të ndjejnë mbi fytyrat e tyre “rrezet e diellit”, që aq shumë u kanë munguar. (Rina Turkeshi, TVM2)