Në Nju Orleans, parada e karnavaleve kamioni sulmon turmën, 28 të plagosur
Të paktën 28 persona mbetën të plagosur, teksa një kamion hyri mes turmës....

Të paktën 28 persona mbetën të plagosur, teksa një kamion hyri mes turmës së njerëzve gjatë paradës së karnavaleve Neë Orleans, në kuadër të Festivalit “Mardi Gras” ose “E marta e shëndoshë”.
Mësohet se pesë nga të plagosurit janë në gjendje kritike, mes tyre ka dhe fëmijë të vegjël. Policia thotë se për momentin nuk ka prova se kemi të bëjmë me një sulm terrorist dhe se shoferi i kamionit, një 26-vjeçar, ishte në gjendje të dehur.
“Në këtë rast kemi barikadat, të cilat vështirë mund të mbrojnë dikë I cili në gjendje të dehur hyn në mes të turmës. Ne kishim edhe një incident tjetër para se kjo të ndodhte. Njerëzit duhet të jenë të përgjegjshëm, të mendojnë për atë se cka bëjnë. Edhe pse policia Brenda pak sekondave ishte aty, jo minutave, nëse nuk veprojmë me ndergjegje dhe përgjegjësi do të marim këtë që e morëm sot.” – tha kryetari i Nju Orleans, Mitch Landrieu.
“Në këtë rast paraqitet se është një subject I cili është shumë I dehur, I cili goditi një numër të veturave dhe doli në pjesën ku u përplas në një trumë të njerëzve të pafajshëm, I cili tani është nën hetimë për gjendjen e tij dhe për sulmin ndaj njerëzve të pafajshëm të cilët u lënduan.“ – u shpreh inspektori i departamentit të policisë, Michael Harrison.
Mosha e të plagosurve vijon nga 3-40 vjeç. 21 prej tyre janë dërguar në shtatë spitale të ndryshme në të gjithë qytetin.Pesë janë në gjendje kritike dhe janë duke u trajtuar në qendrat e traumave. Shtatë morën trajtim mjekësor.
