Qeveria e re, Sela: Pa plotësimin e kushteve nuk hyjmë në qeveri

26.02.2017 19:33

Veç gadishmërisë për dhënien e firmave asnjëra nga subjektet politike shqiptare.....

Veç gadishmërisë për dhënien e firmave asnjëra nga subjektet politike shqiptare nënshkruese të platformës nuk e kanë bërë të qartë nëse do të jenë pjesë e kabinetit të ri qeverisës apo jo.

Kreu i LR-PDSH-së e cila vepron në kuadër të Aleancës për Shqiptarët para fillimit të kuvendit qëndrorë që ka zhvilluar sot për media  ka deklaruar se pjesmarrja e tyre në qeveri është e kushtëzuar me platformën politike duke shtuar: “Një ndër kushtet kryesore është ligji për gjuhën, zbardhja e proceseve të montuara politike, dekriminalizimi i kësaj shoqërie dhe institucioneve dhe kuptohet zhvillimi ekonomik me qëllim që të ndalim shpërnguljen e cila është e madhe në mesin e popullatës në Maqedoni. Prandaj nuk do të hyjmë në qeveri sa për të qenë kukull, por do të hyjmë në momentin që do të plotësohen kushtet që i kemi parashtruar”.

QEVERIA E RE, LËVIZJA “BESA”: PËR QEVERISJE PRESIM OFERTËN

Lëvizja ‘Besa’ konfirmoi dhënien e firmave por për pjesmarrjen e tyre në qeveri  do të presin ofertën e mandatarit Zoran Zaev.

“Në përputhje me vendimin e mëhershme të kryesisë qëndrore të Lëvizjes ‘Besa’, gjatë ditës së djeshme ne i kemi dhënë nëshkrimet LSDM-së krejt kjo në funksion të krijimit të shumicës parlamentare të debllokimit të parlamentit dhe institucioneve pa paragjykuar nëse do të jemi pjesë e qeverisë së ardhshme ose jo. Kur do të kemi ofertë konkrete nga mandatari i ardhshëm organet e partisë do të marrin vendim për atë ofertë” – tha zëdhënësi i Lëvizjes “BESA”, Orhan Murtezani.

Edhe RDK-ja e Vesel Memedit në mbledhjen e kryesisë partiake ka diskutuar rreth situatës së fundit politike në vend.

“Ky subjekt politik kërkon që të gjithë subjektet politike në vend të luajnë   rol konstruktiv në këtë drejtim, dhe jo të strehohen në kuadër të lojërave të ndryshme politike. Kërkohet përgjegjësi dhe maturi të lartë politike, dhe RDK do të vazhdoj edhe më tutje të luaj këtë rol me përgjegjësi të lartë” thanë nga RDK.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev pritet që nesër të kërkojë nga presidenti Gjorge Ivanov të aprovojë marrjen e mandatit me çka fillon edhe të rrjedh afati i negociatave për për formimin e Qeverisë së re. (Naim Ramadani, TVM2)