Golden State edhe matematikisht në play off

26.02.2017 19:36

Golden State Warriors pa Kevin Durant i cili u la pushim nga trajneri Steve Kerr....

Golden State Warriors pa Kevin Durant i cili u la pushim nga trajneri Steve Kerr, kaloi lehtësisht në Oracle Arena, Brooklyn Nets me shifrat 112-95 dhe u bë skuadra e parë e këtij sezoni në Nba, që arriti edhe matematikisht kualifikimin në play-off.

Ekzatësisht si një sezon më parë Warriors siguruan play-off-in, në ndeshjen e tyre të 58-të, me shpresën se këtë herë do të jenë ata kampionët. Falë 27 pikëve të Stephen Curry-it dhe 24 të tjera të realizuara nga Klay Thompson, skuadra nga Oakland bëri gjithcka mirë në një ndeshje të dominuar nga Warriors.

Nderkohe pas 4 fitoreve rradhazi, ndalet ecuria e mirë e Cleveland Cavaliers. Në Quicken Loans Arena, kampionët në fuqi të Nba, u mposhtën nga Chicago Bulls me rezultatin 117-99. Ekipi nga Ilinois konfirmohet si macja e zezë e Cleveland-it, pasi Kyrie Irving me shokë pësuan humbjen e 3-të në 3 takime ndaj Chicagos në këtë sezon. Mungesa e James për shkak të gjëndjes gripale por edhe ajo e Kevin Love i dëmtuar u ndjenë te Cavaliers të cilëve nuk u mjaftuan 34 pikët e Irving. Te Chicago spikatën me lojën e tyre, Jimmy Butler dhe Dwayne Wade.