Qeveria e pakicës, Musliu: Opsion i mundur, jo edhe përfundimtar
Nga gjithsej 5 opsionet për të cilat BDI debatoi një kohë të gjatë....

Nga gjithsej 5 opsionet për të cilat BDI debatoi një kohë të gjatë, tani në lojë kanë mbetur vetëm 2.
Kryesia edhe më tej shtron argumentet në tavolinë se ado të jetë pjese e koalicionit të ri qeverisës apo do të mbështesë qeverinë e pakicës, duke mbetur ne opozitë. BDI vendimin përfundimtarë pritet ta merr të hënën.
Një qeverisje e tillë do të ishte e pa njohur për praktikën politike në Maqedoni, dhe shtrohet dilemma se sa një qeveri e këtillë mund të jetë e sukseshme në rrethana të këtilla.
Analisti politik Albert Musliu thotë se qeveria e pakicës mund të kontribuojë në rritjen e vlerave demokratike, por kjo sigurisht që varet nga marrëdhëniet e partive politike qe përkahin qeverine e tille.
“Qeveria e pakicës varësisht nga konstelacionet që vëndohen në atë qeveri , formën e bashkëpunimit me ato të cilët e përmbajnë këtë qeveri mund të jetë funksionale por mund edhe të mos jeteë funksionale. Tempoja e funksionimit të një qeverie të këtillë varet nga marrëdhënet mes partive politik qe e perkrahin të njjten.” – tha analisti politik, Albert Musliu.
Meqë qeveria e pakicës do të nënkuptonte sigurimin e përkrahjes nga partite të cilat nuk do të marrin pjesë në pushtetin ekzekutiv, praktikat e ndryshme të shteteve që kanë pasur një qeveri të këtij lloji, flasin se kjo kerkon debat më të gjërë me shume argumente ne tavoline për shtëpinë ligjdhënëse.
Analisti politik Albert Musliu nuk e perjashton mundësine e konceptit qeveri e pakices, por kjo varet nga percaktimi i strukturave te BDI-se, si dhe nga mundesia e shtyerjes së zgjedhjeve lokale.
Per qytetarët me rëndësi është funksionimi I shtetit ligjor dhe implementimi I ndryshimeve ligjore që do ti qetësonin nevojat e komunitetit shqiptar në vend.
“Per ne si qytetarë e rëndësishme është që proceset reformuese që llogariten si urgjente, të potencuara edhe ne raportin e pribese qe funksionaliteti I prokurorise speciale te jete maksimal, madje edhe disa ndryshime ligjore te cilat do ti qetësonin edhe nevojat e komunitetit shqiptar ne Maqedoni, të rregullohen në formë ligjore, pjesët tjera janë pjesë e politikës, dhe politika është vibrante. Ne në Maqedoni kemi pasur shumë më shumë cikle zgjedhore se sa që është dashur të kemi, por megjithatë I kemi kaluar.” – u shpreh analisti politik, Albert Musliu.
Shembuj të këtillë funksionojnë në më shumë shtete të Evropës. Në rajon qeveri të pakices një periudhe të caktuar ka patur Bullgaria, dhe Serbia, ndërkohë që për momentin qeveri të pakicës ka në Danimarke, dhe Spanjë.
Në këto 26 vite pavarësi, Maqedonia pati qeveri ekspertësh, qeveri teknike, qeveri të zgjeruar, por asnjëherë qeveri të pakicës. Dilema mbetet e hapur, a do te kemi qeveri dhe ne cfare formati do te jete.
Pas mbeshtetjes me nenshkrime nga ana e BDI-se, Aleances dhe dhe Beses, tani liderit te LSDM-së i shpallur si mandatar nga partia e tij i ka mbetur shume pak kohë për tu marrë vesh me BDI-ne ,per perberjen e re qeveritare. (Merita Gashi, TVM2)
