Gjermani, makina sulmon turmën e njerëzve, mbesin tre të plagosur

26.02.2017 19:56

Tre persona mbetën të plagosur pas një sulmi me makinë në qytetin gjerman të Heidelberg.....

Tre persona mbetën të plagosur pas një sulmi me makinë në qytetin gjerman të Heidelberg. Sipas BBC personi u fut me makinë në një zonë me këmbësore.

Sulmuesi i cili dyshohet se ishte i armatosur me thikë u qëllua dhe u plagos nga policia.Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, por policia përjashton mundësine e një sulmi terrorist dhe autori mendohet se ka vepruar i vetëm.

Në muajin dhjetori 12 persona u vranë pasi një kamion u fut në një treg Krishtlindjesh në Berlin.