Maqedoni
Tribunë kushtuar javës së jetimit, kujdes për fëmijët
16.05.2014 18:31
Kujdesuni për jetimët më shumë se për fëmijët tuaj porositën të pranishmët në tribunën e sotme të organizuar...

Kujdesuni për jetimët më shumë se për fëmijët tuaj porositën të pranishmët në tribunën e sotme të organizuar nga Organizata Humanitare Kalliri i Mirësisë me rastin e Javës së jetimit.
“Pengaberi a.s thone: Dora e atij i cili lëmon kokën e një jetimi aq sa qime të kokës do të prek dora e tij, aq gjynahe dhe mëkate allahu fuqiplot largon nga trupi i atij njeriu me këtë deshte të ngjallte dashurin ndaj jetimëve, që njerëzit të ngjallin atë buzëqeshje dhe mos ti shiqojnë të vrenjtur nga aspekti se ai njeri i cili është i mëshirshëm për njerëzit ngjall mëshirë edhe tek te tjerët dhe e bën që edhe ai të jetë I mëshirshëm”, shprehet hoxha Hasan Baftjari.
Nuk është me rëndësi sa do tu japim dhe cka do tu japim mjafton të ndikojmë që ata të mos ndjehen të diskriminuar në shoqëri pasi kjo kategroi e shoqërisë është si individi pa njërin sy , prandaj ndihma ndaj tyre është e bereqetshme pa fund theksuan sociologia Villa dhe psikologu Musai.
“Njërin sy në qoftëse nuk do ta kemi do të ndjenim një munges në trupin tonë, e njejta si edhe mungesa e prindërit. Të flasësh për këtë kategori të shoqërisë është shumë e vështirë hasi heziton para faktit se si do ta konsiderosh këtë grup do ta konsiderosh si barë ekonomike apo si një përgjegjësi shpirtërore”, shprehet sociologja Sadete Villa.
“Bereqeti në këtë aspect është i grantuar dhe padyshim ata që tregojnë gadishmëri për të ndihmuar ose së paku gatishmëri për të përkushtuar një pjesë të kohës të tyre, interesimit, kujdesit ,marrjes së përgjegjësive të përmbushjes së nevojave themelore të shtresave të quajtura jetim dëshmojmë për ekzistimin e gjallërisë dhe ndërgjegjes dhe funksionin e saj që duhet ta ketë”, shprehet psikologu Musa Musai.
Në kuadër të javës se jetimit do të ketë aktivitete deri më 18 maj, të dielën ku do të bëhet përmbyllja e këtij eventi I cili kremtohet për herën e dytë.
RINA TURKESHI-SAHITI
