Jens Stoltenberg: Ka nënshkrime të mjaftueshme për qeveri të re
Sekretari i përgjithshem i NATO-s Jens Stoltenberg, i dërgoi porosi lidershipit në Maqedoni.....

Sekretari i përgjithshem i NATO-s Jens Stoltenberg, i dërgoi porosi lidershipit në Maqedoni, dhe presidenti Ivanov, që ti përmbahen marrëveshjes së Përzhinës. Stoltenberg bëri thirje për përmbajtje dhe vendime që do të jenë në interes të qytetarëve. Në deklaratën e tij me shkrim shefi i NATO-s, tha se pas përpjekjes së parë të pasukseshme për të formuar qeverinë, tani ka nënshkrime të mjaftueshme për mandat të ri.
Nga samiti i Varshavës i mbajtur në qershor të 2016, NATO u bëri thirje të gjithë liderëve politk në Shkup që tërësisht të implementojnë obligimet e dala nga marrëveshja e Përzhinës, si korrnizë për zgjidhje të pranueshme për krizën politike. “Zgjedhjet nga monitoruesit ndërkombëtar morrën vlerësim pozitiv, dhe si hap përpara drejt zgjidhjes së krizës. Pres që autoritetet në Shkup të bëjnë hapin e rradhës, drejt proceseve demokratike. Pres të gjitha palët të jenë të përmbajtura dhe të sjellin vendime për të mirën e të gjithë qytetarëve. NATO mbetet e përkushtuar për anëtarësimin e IJRM-së në Aleancë, në pajtim me vendimin e marrë në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008”, ka deklaruar shefi I NATO aleancës Jens Stoltenberg.
