Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

27.02.2017 09:08

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, vranësira mesatare dhe erë të dobët jugore...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës prej shtatë deri në 16 gradë Celsius.
 
Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira mesatare, temperatura e mëngjesit do të jetë zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius. Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbizotërojë mot stabil e me rritje të temperaturës ditore të ajrit.
 
Të mërkurën pritet lëshim i shpejtë i masës së lagësht dhe më të ftohtë nga veriu, e cila do të shkaktojë reshje lokale të shiut, ndërsa në malet më të larta borë.
 
Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga jugperëndimi, ndërsa pasdite nga drejtimi veriperëndimor.
 
Temperatura e ditës do të pësojë rënie për disa gradë. Deri në fund të javës pritet mot stabil dhe më i ngrohtë.